Duket e vështirë për t’u besuar por është e vërtetë. Pas ndërprerjes së Kupës së Greqisë dhe incidenteve të ndodhura në Selanik në takimin PAOK-Olympiakos, ku për të disatën herë ndeshja degjeneroi në dhunë të egër masive, FIFA i ka kërkuar Federatës greke (EPO) që të rinisë aktivitetin e ndërprerë brenda 10 ditësh ose do të përjashtohet nga aktivitetet ndërkombëtare.
Përjashtimi përfshin të gjitha ndeshjet e klubeve greke në arenën ndërkombëtare si dhe Përfaqësuesen e Greqisë e cila nuk mund të luajë ndeshje miqësore ose zyrtare.