Granit Xhaka zbulon lajmin më të bukur të ditës: Së shpejti baba për herë të parë!

Sport

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë bërë publike vetë ai dhe bashkëshortja e tij Leonita, në llogarinë e tyre të Instagramit, duke postuar një foto ku duket barku i rrumbullakosur i saj i përkëdhelur nga duart e të dyve.

“Mami dhe babi po të presin”- ka shkruar Granit Xhaka.Një lajm i tillë është mirëpritur nga fansat e çiftit, të cilët nuk kanë nguruar që të urojnë dyshen simpatike. Ndërkohë, gjinia e bebes dhe se kur pritet të vijë në jetë, Xhaka na e ka lënë për të na e thënë në një moment të dytë.