Granit Xhaka emocionon të gjithë me urimin e ëmbël për të atin!

Sport

Pavarësisht gjithçkaje në jetë, familja mbetet gjëja më e shtrenjtë në jetë, ndërsa dashuria për prindërit ndër më të mëdhatë. Ditën e djeshme, futbollisti i njohur Granit Xhaka lajmëroi se së shpejti do të bëhet baba. E ndëkohë pak orë më parë, me një shkrim të ndjerë ai uroi babain e tij për ditëlindje.

“I dashur bab nëse në jetën time ka një mashkull për të cilën do jepja jetën time, JE TI. Të dua aq shumë, aq marrëzisht saqë pa ty në jetën time s’do dija ç’të bëja, s’do dija të ecja, s’do dija të jetoja. Për mua je njeriu më perfekt që ekziston, jo sepse je Babi im, por sepse je me të vërtetë një njeri që në këtë botë apo në tjetër nuk ekziston një kopje tjetër e jotja. Ndihem mirë kur të shoh, ndihem mirë kur më flet, ndihem mirë kur më shikon, ndihem mirë kur më përqafon, ndihem mirë në çdo hap që bëj. Të shoh dhe e kuptoj që po plakesh, s’ja ke idenë se sa e vuaj këtë gjë, do bëja gjithçka që të të shikoja gjithmonë njësoj, me atë buzëqeshjen tënde që o zottt, më bën njeriun më të lumtur në botë, që më jep kur ajo atëherë kur mendoj se jam keq, që më jep forcë të përballoj çdo gjë në këtë jetë që vetëm të përplas. Të dua shumë, ndonëse ta them përditë nuk lodhem asnjëherë të të them me të vërtetë se pa ty unë do vdes. Urime babi im HAPPY BIRTHDAY.”- ka shkruar Graniti përkrahë disa fotove me të atin.