Graham Potter emërohet zyrtarisht trajner i Ëest Ham United në Premier League. Hera e fundit që 49 vjeçari kishte drejtuar një skuadër, ishte po ashtu londineze, dhe fjala është për Chelsea. E pikërisht që prej shkarkimit nga detyra nga ana e Bluve të Londrës në Prill të 2023-shit, Potter nuk kishte drejtuar më asnjë ekip tjetër, ndërsa tani është rikthyer në krye të detyrës, duke marrë përsipër një Ëest Ham, që po kalon një moment mjaft të vështirë, teksa për momentin renditet në vendin e 14 të tabelës, në kuotën e 23 pikëve.
Kontrata e nënshkruar nga britaniku me klubin e Hummers është e vlefshme për dy vite e gjysmë, deri në verën e 2027-tës, ndërsa detyra e tij përgjatë kësaj kohe, është shndërrimi i Ëest Ham në një skuadër konkuruese.
Në London Stadium, Potter erdhi si pasues i të shkarkuarit nga detyra, Julen Lopetegui. Spanjolli, e mori drejtimin e skuadrës në verën e 2024-tës, mirëpo nuk mundi të kishte dot sukes, teksa në 22 ndeshje që e drejtoi skuadrën në të gjitha kompeticonet, pësoi 10 humbje, kundrejt 7 fitoreve dhe 5 barazimeve të tjera. Ky bilanc negativ, i bëri drejtuesit e klubit, që të ndanin rrugët me 58 vjeçarin bask.