GRAHAM POTTER, TRAJNERI I CHELSEA:

Sport

“Të gjithë e dinë se Chelsea është një nga klubet më të mira në botë, kështu që gjithmonë do jetë e vështirë për të performuuar në nivele të larta. Isha shumë i emocionuar kur luajta për herë të parë në Premier League, pasi ishte me të vërtetë një hap i rëndësishëm për mua. Synimi im është që të përpiqem të jap gjithmonë maksimumin në stërvitje, apo në fushën e lojës. Duhet të tregoj gjithmonë se çfarë mund të bëj. Padyshim që kjo nuk do jetë aspak e lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për një klub si Chelsea. Në këtë ambient, duhet të jesh gjithmonë kompetitiv, por unë do përpiqem të jap më të mirën nga vetja.

Jam një lojtar që më pëlqen të kem lirshmëri në fushë. Në çdo moment përpiqem të vij në ndihmë të skuadër, duke shënuar një gol, dhënë një assist, apo edhe duke luajtur mirë dhe duke krijuar mundësi për ekipin.