GRAHAM POTTER, TRAJNERI I CHELSEA:

Sport

“Duhet të kemi respekt për kompeticionin dhe për skuadrat që luajnë në të. Duhet të përgatitemi për fitore. Në fundjavë ndaj Brighton u mposhtëm me rezultatin 4-1 dhe për këtë arsye duhet të reagojmë. Në një klub si Chelsea, kriza është vetëm 90 minuta larg, kështu që do përpiqemi t’i bëjmë gjërat sipas mënyrës së duhur. Do të hedhim në fushën e lojës një skuadër që mund të fitojë.  Normalisht që është e vështirë për të caktuar se kush do të luajë, sepse kemi një skuadër të përbërë nga elementë cilësorë. Kemi futbollistë që konkurojnë me njëri-tjetrin për të bërë më mirë. Mirëpo, nga ana tjetër, kjo është e shëndetshme për skuadrën, sepse futbollistët qëndrojnë të gjithë të karikuar, gati për të dhënë maksimumin në çdo moment. Kjo është nga ato sfida, në të cilat, kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar në asnjë mënyrë. Dinamo ka lojtarë të rrezikshëm. Ata mund të transformohen nga mbrojtja në sulm në një mënyrë shumë të shpejtë. Mjafton të shohim ndeshjen e parë që luajtën kundër nesh, për të kuptuar potencialin që ka skuadra e Dinamos.