Graham Potter (trajner i Chelsea):

Sport

“Sfida jonë e madhe është që të përpiqemi të bëjmë gjithcka, për të fituar edhe në “San Siro”. Ky stadium është i pabesueshëm, por do të jetë një ndeshje krejt ndryshe nga ajo e javës së kaluar. Milani do të provojë të përdorë avantazhin e fushës, ashtu sic bëmë edhe ne të mërkurën e kaluar. Jemi dy skuadra të mira, që do të ndeshen duke dhënë maksimumin në fushën e lojës, me objektivin për të marrë fitoren, aq shumë të dëshiruar. E shoh cdo gjë me optimizëm sa i takon skuadrës time, që tregoi superioritet në sfidën e parë. Por e theksoj se kjo do të jetë krejt ndryshe. Këtë ua kam thënë disa herë edhe futbollistëve të mi gjatë këtyre ditëve. Janë të shumta opsionet që kam në lidhje me lojtarët, që do të hedh në fushën e lojës. Na pret një ndeshje vërtet e vështirë, sepse Milani ka shumë futbollistë cilësorë. E mbi të gjitha është një ekip vërtet i vështirë për t’u mundur në shtëpinë e tij. Deri tani te Chelsea po shkon gjithcka shumë mirë. Jam duke bërë maksimumin për të përmirësuar skuadrën ditë pas dite. Fitoret po na ndihmojmë shumë dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë. Po njihemi më mirë me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për një proces rritjeje, në tërësi. Ndërsa synimi ynë është që të bëjmë paraqitje gjithonë e më të mira, ndeshje pas ndeshjeje. Më vjen mirë që të gjithë lojtarët janë duke u përgjigjur si duhet ndaj asaj që unë kërkoj. Rezultatet e fundit po tregojnë se jemi duke ecur vërtet në rrugën e mbarë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu sa më gjatë!”.