Gracia, Blanc dhe Tuchel janë kandidatët për të zëvendësuar Berizzon te Sevilla

Sport

sevilla
Sevilla mbetet në lëvizje për të zyrtarizuar sa më shpejt zëvendësuesin e Eduardo Berizzos. Klubi andaluz vendosi në fundjavë të shkarkojë argjentinasin, pasi skuadra nuk po përgjigjej pozitivisht ndërsa ky i fundit vinte ishte i sëmurë me kancer. Aktualisht grupi i lojtarëve janë me pushimet e Krishtlindjes dhe pritet të rikthehen më 28 dhjetor. Bordi drejtues ka bërë me dije se do të zyrtarizojë trajnerin e ri përpara se lojtarët të jenë kthyer në Sevilla. Tre janë alternativat konkrete. I pari është spanjolli Javi Gracia, i cili duket më i gatshëm ta marrë përsipër detyrën në mes të sezonit. AS e kuoton trajnerin e Malagas, si më të parapëlqyerin nga bordi, për faktin se e njeh mirë futbollin spanjoll dhe mund ta ketë më të lehtë ambientimin. Ndërkohë një tjetër emër që duket lakmues është ai i Laurent Blanc. Pas 11 trofesh dhe 3 sezonesh me PSG, 52-vjecari nuk trajnon prej qershorit të 2016-ës dhe ka gjithashtu simpatinë e bordit, por ndërkohë emri që pëlqehet edhe nga tifozët është ai i Thomas Tuchel. Ish-trajneri i Borussias së Dortmundit, u largua nga verdhezinjtë këtë verë. Në dhjetor të 2015-ës ai tha hapur se Europa League-ën do ta fitonte Sevilla, dhe kështu ndodhi. Tuchel luan një lojë sulmuese, që është pikërisht fizionomia që ka aktualisht skuadra andaluze dhe që nga bordi i klubit është kërkuar që të mos ndryshohet. Këto janë emrat në tavolinë, ndërsa për gjërat zyrtare mbetet të shihet pas datës 28 dhjetor.