Hajdutët kanë shfrytëzuar rastin që futbollisti i Barcelonës nuk ndodhej në shtëpi, për të hyrë dhe grabitur. Sipas “Diario Sport”, Philippe Coutinho kishte dalë për darkë me familjen dhe ishin kthyer në shtëpi pas mesnate.
Meqenëse nuk mund të luante në Champions League, Coutinho nuk ka udhëtuar në Londër për ndeshjen kundër Chelseat, kështu që kishte vendosur të kalonte kohë me familjen e tij. Bëhet e ditur se ish-futbollisti i Liverpoolit ishte kthyer në shtëpi pasi ishin larguar hajdutët, ndërkohë që nuk është bërë e ditur se çfarë kanë marrë me vete.