Duket shumë e vështirë që Goncalo Ramos të mbetet pjesë e Benficas për sezonin e ardhshëm. 24 gola dhe 10 asistet e tij në 36 ndeshje të këtij edicioni, kanë tërhequr vëmendjen e klubeve me peshë të kontintit, që kanë nisur të interesohen mbi ecurinë e futbollistit në fjalë.
Mirëpo, klubi që ka bërë pak më tepër hapa konkret sesa të tjerët është Manchester United. Në mënyrë që të konsiderohet e kompletuar, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag ka nevojë për një sulmues të mirëfilltë qendre.
Ëout Ëeghorst nuk premton vazhdimësi, ndërsa Marcues Rashford shkëlqen më mirë vetëm në krahun e majtë. Pikërisht për këtë arsye, në “Old Trafford” po bëjnë gati planin që në verë të vijë një sulmues I ri, që garanton shumë vite nga e ardhmja.
Të tillë elementë, I zotëron pikërisht Gonçalo Ramos, që me numrat e këtij sezoni, po tregon se është gati të bëjë hapin e madh në karrierë dhe ta provojë veten në një prej kampionateve më të fortë të botës.
21 vjeçari është I lidhur në një kontratë me shqiponjat deri në vitin 2026-të, ndërsa në brendësi të marrëveshjes ekziston një klauzolë largimi deri në 120 mln euro. Duke parë ecurinë e lojtarit, Benfica është përpjekur që kontrata e Ramos të rinovohet, por palët nuk kanë arritur dot në një gjuhë të përbashkët.
Në një panoramë si kjo, 37 herë kampionët e Portugalisë, mund ta marrin në konsideratë shitjen e Ramos, pikërisht në verën e këtij viti. Pasi I ka të freskëta një sërë shitjesh të kompletuara me sukses në më pak se një vit kohë, Benfica tashmë është në pritje të ofertës së Manchester United.