“Goli i sezonit” nga UEFA

Sport

auto ronaldo 84001433878925
Messi, Neymar dhe Ronaldo janë protagonistë të listës prej 10 futbollistësh, që janë nominuar për “Golin e Sezonit”, nga seleksionimi i bërë nëpër kompeticionet e organizuara prej UEFA-s.
Realizimi i Cristiano Ronaldos është përzgjedhur nga faza e grupeve të Champions, saktësisht prej ndeshjes së Liverpulit në “Anfilld Road”. Pasimi i James Rodriguez gjeti portugezin, i cili instiktivisht e dërgoi topin në rrjetë.
Goli i Neymar është ai i fiksuar ndaj Paris SG në çerekfinalen e luajtur në ‘Camp Nou”, gjatë edicionit të kaluar të Champions. Brazilani shënoi, pas një pasimi të ardhur nga Iniesta, protagonist i një slalomi magjik.
Ndërkohë, Messi u përfshi në listë, falë golit të realizuar në gjysmëfinalen e parë ndaj Bajernit të Mynihut, të zhvilluar brenda në Barcelonë.
Në dhjetëshen e përpiluar nga Komitetit i UEFA-s dhe vëzhguesit teknikë të saj, bën pjesë edhe Aron Ramsey i Arsenalit, falë golit ndaj Gallatasarajit. Po ashtu edhe Erik Lemela i Totenhemit, me golin ndaj Asteras Tripolis në UEFA Europa League. Gjithashtu përfshihen Kevin De Bruyne, Vasyl Kobin, Vitorino Antunes, si dhe lojtarja belge e futbollit të femrave Mariam Abdulai Toloba.
Çmimi do të vendoset nga votimi i publikuit, përmes faqes së internetit së UEFA.com dhe është pjesë e festimve për 60-vjetorin e organizimit më të lartë të futbollit europian.