Goli i Federico Valverdes është zgjedhur më i bukuri i javës në Champions League

Sport

Finalizimi I Federico Valverdes ndaj Manchester Cityt, është votuar si goli më I bukur I javës në UEFA Champions League. Në minutën e 79, uruguajani realizoi fluturimthi, duke lënë të palëvizur portierin kundërshtar, e duke I dhënë barazimin 3-3 Realit të Madrid në duelin e çerekfinales të parë të UEFA Champions League në Santiago Bernabeu.

Valverde ishte në garë me dy lojtarë të tjerë të City, Phil Foden dhe Josko Gvardiol, të cilët gjithashtu shënuan dhe gola të mrekullueshëm në portën e Los Blanvos. Megjithatë, sikurse UEFA ka bërë me dije në kanalin zyrtar, tifozët kanë zgjedhur predhën e mesfushorit të Realit si golin më të bukur të javës.

Njëkohësisht, ky ishte edhe goli I parë I Valverdes këtë sezon në Champions League dhe këtë arriti ta bënte në një ndeshje mjaft të rëndësishme. Sidoqoftë, çerekfinalet e kompeticionit më prestigjoz të Europës për klube, janë vetëm në gjysmë të rrugës, pasi javën që vjen, do të luhen edhe ndeshjet e kthimit, për të mësuar se cilat skuadra do të kualifikohen në gjysmëfinale.

Të Martën e 16 Prillit do të luhet Barcelona – PSG dhe Borussia Dortmund – Atletico Madrid. Kurse të mërkurën e datës 17, Manchester City do të presë në shtëpi Real Madrid, kurse Bayern Munich do të vizitohet nga Arsenali.