Fitorja me dy gola e Celtic-ut përballë Ross County, startoi zyrtarisht edhe Premiershipin skocez, i cili transmetohet eskluzivisht nga Tring Digjital. Goli i parë i këtij sezoni mban emrin e Griffiths, i cili të shtunën në ndeshjen e transmetuar në Tring Sport 1, shënoi në minutën e 4-ët nga pika e bardhë e penalltisë. Afro 30 minuta më pas Johansen dyfishoi gjithcka duke i dhënë vendasve garancinë e pikëve të para.
Një spektakël golash ka qenë përballja e së djelës mes Hearts dhe St Johnstone, ndeshje e cila përfundoi në rezultatin 4-3. Pjesa e parë ishte e qetë teksa vendasit kryesonin vetëm 1 me zero, ndërkohë që në pjesën e dytë u realizuan plot 6 gola. Miqtë gjetën barazimin 3-3 në minutën e 78’-të, por vetëm dy minuta më pas Nicholson arriti t’i dhuronte Hearts-it fitoren duke e mbyllur ndeshjen në rezultatin 4-3.
Në ndeshjen tjetër të transmetuar në Tring Digjital, Aberdeen siguroi një fitore minimale, ndaj Dundee United. McLean ishte ai i cili u dhuroi miqve tre pikët e para.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera u shënuan këto rezultate:
Hamilton 0-0 Patrick
Inverness 0-1 Motherëell
Kilmarnock 0-4 Dundee FC
Hearts 4-3 St. Johnstone
Dundee Utd. 0-1 Aberdeen
Celtic 2-0 Ross County