“Goal.com”, një nga agjencitë e njohura ndërkombëtare të lajmeve të futbollit, i ka kushtuar një artikull futbollistit shumë të dashur për shqiptarët, Xherdan Shaqirit, duke treguar se ai mund të mos marr pjesë në ndeshjen midis Liverpool dhe skuadrës serbe Crvena Zvezda. Sipas “Goal.Com”, Shaqiri ishte i përfshirë në polemikë gjatë Kubës Botërore, pasi që ai ka festuar duke e bërë me duar shenjën e shqiponjës dykrenare, pas golit ndaj Serbisë. Për këtë arsye, ai me shumë mundësi nuk do të përballet me klubin e Beogradit.
Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, qëndrojnë të thella shkruan Goal dhe kremtimi i futbollistit me origjinë kosovare ka rrezikuar që përfaqësuesja zvicerane të ndëshkohet për shkak të gjestit të tij, njofton Klan Kosova.Goal shkruan se skuadra angleze Liverpool në të cilën luan Shaqiri dhe ajo serbe Red Star Belgrade pritet të ndeshen në Serbi në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe shumëkush mendon që është tepër e rrezikshme për Shaqirin të marr pjesë në këtë ndeshje.