Gnabry hyn në historinë e Champions League

Sport

Bajern i Mynihut e konfirmoi veten si skuadra e vetme gjermane, që është në gjendje të shënojë 7 gola në transfertat e Champions League. Ia kishte dalë në fushën e Romës në vitin 2014 (1-7) dhe e përsëriti të martën përballë Tottenhemit, që vinte me petkun e finalistit të vjetshëm. Protagonist i padiskutueshëm i mbrëmjes së paharrueshme londineze ishte Serzh Gnabri. 24-vjecari u bë autor i 4 golave brenda 35 minutave, në një kohë kur Harry Kane’-it i ishin dashur 7 ndeshje për të fiksuar të njëjtën kuotë në stadiumin e ri të Tottenhemit. Për më tepër, gjermani Bajernit është i pari në historinë e Champions që shënoi 4 herë gjatë pjesës së dytë të një takimi.

Sa i përket lojtarëve të tjerë të Gjermanisë, Gnabry është i dyti që realizon 4 apo më shumë gola brenda një ndeshjeje të turneut më prestigjoz evropian për klube: më parë e kishte bërë Mario Gomez në 2012-n ndaj Bazelit. Në fakt, një sipërmarrje të tillë e kanë realizuar edhe 55 lojtarë të tjerë në rang kontinental, sa i takon formatit të vjetër dhe atij të ri të Champions League-s. Por mes tyre, vetëm Van Basten, Di Stefano e Puskass janë ata që kanë pasur luksin të shënojnë nga 2 pokera secili gjatë këtij kompeticioni.