Berat Djimsiti ngriti jo pak alarmin në kampin e Atalantës në ndeshjen e fundit të kampionat ndaj Salernitanës, pasi la fushën e lojës për shkak të një dëmtimi në gju. Gjithsesi, mbrojtësi shqiptar u integrua në seancat e fundit stëritore tek Atalanta dhe pritet që të zbresë në fushë që në përballjen e kësaj jave ndaj Veronës. një ndeshje që kërkohen 3 pikët për të mbajtur “gjallë” shpresën e “bergamaskëve” për një vend në Kupat e Evropës.
30-vjeçari ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon në radhët e Atalantës, ku nuk ka provuar ende shijen e golit, megjithëse ka arritur të shërbejë një asist. Djimsiti është një nga të preferuarit e trajnerit Gasperini, me këtë të fundit që i ka besuar shpeshherë prapavijën. Shtatlarti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantës, por gjatë këtij sezoni ka pasur disa herë shqetësime fizike. Ky është sezoni i tij i pestë te Atalanta, pas viteve te Benevento dhe Avellino. Lajmi i mirë dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi pritet që Gjimshiti të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për dy ndeshjet e muajit qershor.Mbrojtësi mungoi në takimin e kuqezinjve ndaj Polonisë për shkak dëmtimi, por këtë herë duket se fati po e ndihmon që të rikthehet me skuadrën përfaqësuese për të dhënë kontributin e tij