Berat Gjimshiti është i bindur se Miralem Pjanic ia vodhi penalltinë e parë, në minutën e 39 të ndeshjes që Beveneto e tij luajti kundër Juventusit. Mbrojtësi shqiptar është prononcuar në mediat italiane, mbi episodet e penalltive që u akorduan për Juventusin në ndeshjen e së shtunës, të humbur 2-4 nga Benevento.
“Në episodin e parë nuk bëra faull. Pjaniç u tregua dinak dhe më preku, duke e vjedhur penalltinë, edhe pse topi kaloi poshtë këmbëve. Kurse por rastin e dytë me ndershmëri them se nuk e pashë mirë dinamikën. Higuain e stopoi topin shumë bukur dhe besoj se ishte e vështirë për Violën ta evitonte kontaktin”, shpjegoi Gjimshiti.
Sidoqoftë, ai duke u mbështetur tek loja e mbrojtjes, deklaroi se nuk është vetëm mbrojtja që punon, por e gjithë skuadra e di çfarë duhet bërë dhe kjo na ndihmon shumë. Sipas Gjimshitit, pavarësisht humbjes, nga ndeshje si ajo me Juventusin mund të merren gjërat pozitive. Ndërsa mbi shanset e mbijetesës që duken thuajse zero, mbrojtësi u shpreh: “Janë edhe shumë ndeshje, ku do të përpiqemi të fitojmë, sepse ky është mentaliteti i duhur. Jemi të fundit, por do të japim gjithçka në fushë deri në fund”. Kurse në lidhje me të ardhmen tha se “ndihet shumë mirë tek Benevento dhe do të pëlqente që të qendronte. “Mirëpo unë jam në huazim dhe do të vendoset çdo gjë në fund të kampionatit”, ka përfunduar mbrojtësi kuqezi i Beneventos.