Gjimshiti ndali Ronaldon: Ndjesi unike!

Sport

Berawwwt Gjimshiti

Mision i përmbushur për Atalantën që eleminoi Juventusin nga Kupa e Italisë. Por ia dolën me sukses edhe Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, të cilët mund të thuhet se arriti të kufizojë e të mos lërë të shënojë njërin ndër dy lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon. Praktikisht, përballë skuadrës së shqiptarëve, portugezi shijoi hidhërimin e parë që kur ka ardhur në Itali. E Gjimshiti nuk ka mundur të mbajë emocionet për atë që arriti jo vetëm ai, por e gjithë Atalanta.

cristiano ronaldo
“Jam i kënaqur, edhe pse jam tip që nuk i përcjell si duhet ndjenjat e mia. Pa frikë mund të them se kemi bërë një ndeshje të madhe, kundër skuadrës më të fortë të Italisë. Mësuam nga gabimet e bëra kundër Romës dhe dhamë gjithcka. Mbrojtëm dhe sulmuam të gjithë bashkë. Si përfundim, morëm një fitore të merituar dhe për këtë jemi shumë të lumtur. Bëhet fjalë për një sukses që na jep shumë motivim, për të realizuar një objektiv të mundshëm pasi mungojnë edhe 2 ndeshje me Fiorentinën, përpara arritjes në finale”, u shpreh fillimisht Gjimshiti.

gjgj

Në planin personal duket se gjërat po shkojnë më së miri për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Ai është kthyer në një titullar në prapavijën e atalantinëve dhe kjo natyrisht që e kënaq. Por i jep motivim edhe për më shumë: “Ky kampionat nuk kishte nisur edhe aq mirë për mua, por tani jam i lumtur që trajneri ka besim tek unë. Deytra ime është që të vazhdoj ta shpërblej, me paraqitjet e mia në fushën e lojës”, përfundoi 24-vjeçari, i cili ka bërë thirrje që tashmë të gjtiha forcat duhen përqendruar te kampionati dhe te ndeshja e radhës kundër Kaljarit.