Berat Gjimshiti ishte një nga surprizat e formacionit të Atalantës, që mposhti bindshëm Frozinonen, duke nisur mbarë kampionatin italian. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shpërbleu besimin e trajnerit Gasperini me një paraqitje të cilësuar si autoritare, edhe nga mediat e specialistët. Ndërkohë, vetë lojtari ka komnetuar 90 minutat e tij të para zyrtare të këtij sezoni me fanelën e Atalantës, përballë Frozinones. “Ishte një paraqitje për notën 10. E nisëm shumë mirë kampionatin e mbi të gjitha nuk pësuam gol, gjë që ishte shumë e rëndësishme për neve. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Frozinone ka lojtarë të rinj dhe pa përvojë në Serinë A. Në rastin e parë goditën shtyllën, por menjëherë arritëm të marrim ndeshjen në kontroll. Nuk na mbetet vecse të vazhdojmë me këtë ritëm”.
Tashmë në radhë të parë është në radhë të parë, përqendrimi është tek play-off-i i Ligës së Evropës, që skuadra bergamaske e luan kundër Kompenhagenit. “Fitorja me Frozinonen na jep besim. Krijuam shumë, aq sa mund të fitonim edhe më thellë. Në Europë do të përballemi me një skuadër ndryshe. Por duhet të fitojmë në fushën tonë, sepse në Darnimarkë do të jetë më e vështirë. Gjithsesi shohim përpara me besim të madh”, ka përfunduar Gjimshiti. Paraqitja e parë e mbrojtësit shqiptar me Atalantën ka lënë përshtypje pozitive edhe tek drejtuesit e klubit. Mbi të gjitha është presidenti Percasi, i cili ka shprehur fjalë pozitive për Gjimshitin. “Më ka befasuar vërtet. E të thuash se deri në ditën e fundit të merkatos na e kërkonte Sampdoria. Por ne preferuam ta mbajmë, sepse na tregoi se është një lojtar, tek i cili mund të mbështetemi gjatë këtij sezoni”, ishin fjalët e kreut të klubit bergamask mbi mbrojtësin. Tashmë i takon Gjimshitit të mos i bëjë të pendohen që e mbajtën.