Gjimshiti, krenar që neutralizoi përsri Icardin!

Sport

beraati
Me Berat Gjimshitin e rikthyer në fushë si titullar dhe Etrit Berishën ende në pankinë, Atalanta ia doli të merrtë një pikë të vyer në ‘San Siro’, në përfundim të sfidës përballë Interit. Rezultati pa gola i fiksuar në fushën e zikaltërve e ka ngjitur Atalantën në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Milanin. E kështu, bergamaskët janë bërë një nga rivalët kryesorë të kuqezinjve për kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.Ndër më të dalluarit në fushë ishte pikërisht Berat Gjimshiti, i cili ia doli të ndalte përsëri sulmuesin kryesor të Interit, Mauro Icardin, pasi e kishte neutralizuar në ndeshjen e fazës së parë të luajtur në Bermago, atëherë kur mbrojtësi shqiptari pati realizur edhe një gol. Kaq ka mjaftuar që Gjimshiti të vlerësohet nga ana e mediave italianem edhe si një nga më të mirët e ndeshjes.

mauro icardi
Në fund, vetë mbrojtësi kuqezi i Atalantës ka bërë një pronancim për mediat, duke pranuar se skuadra e tij tashmë sheh nga zona Champions,. Por nuk ka lënë pa përmendur as duelin me Ikardin. “Interi e nisi ndeshjen mirë, por ne arritëm të largonim presionin dhe të luanim hapur. Sulmuam shumë deri në fund, teksa arritëm të administronim si duhet situatën. Aq sa mendoj se si përfundim, barazimi ishte një rezultat i mirë për të dy ekipet. Ndeshje pas ndeshjeje duhet të mendojmë tani, pse jo, për Champions League. Sa i takon Ikardit mund të them se ai është nga ato lloj sulmuesish që mund të shënojë gjithmonë, por këtë herë arritëm ta mbulojmë më së miri. Në fakt, më duhet të falënderoj edhe Zotin për rastin që iu dha në pjesë të parë”, deklaroi Gjimshiti.