GJIMSHITI JASHTE KOMBETARES PER PER PREMIEREN E SYLVINHO

Sport

Lajm i keq vjen nga Berat Gjimshiti, i cili nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjen e datës 27 mars kundër Polonisë. Pas testeve të fundit, rezulton se mbrotjësi ka pësuar një tërheqje të gradës së parë në muskujt e kofshës së majtë me kohën e rikuperimit që shkon të paktën deri në dy javë. Ai u largua në minutën e 44-të të ndeshjes së fundit ndaj Napolit, gjë që bëri të mendohej menjëherë për më të keqen. Mirëpo, fatmirësisht nuk ka qenë një dëmtim edhe aq i rëndë, pasi nuk ka këputje të muskulit, megjithëse tashmë do të duhet të kthehet vetëm në fund të muajit mars, duke qenë i gatshëm vetëm për rifillimin e kampioantit italian, pas pauzës së Kombëtareve. Teksa më 1 prill, bergamaskët do të përballen me Cremonesen.

Kështu, 30-vjeçari humbet ndeshjen ndaj Empolit në Bergamo që luhet të premten në Serinë A. Sfidë në të cilën, trajneri Gian Piero Gasperini do të duhet të rikrijojë edhe një herë mbrojtjen me Okolin, Demiral, Toloin ose Palominon, për të kaluar një periudhë delikate të cilën po kalon Atalanta. Por mbi të gjitha, Gjimshiti do të detyrohet të qëndrojë edhe larg grumbullimit të Kombëtares shqiptare në premierën e teknikut brazilian Silvinjo. Një mungesë e rëndësishme kjo për përfaqësesen kuqezi, teksa alternativa më e mundshme për të zëvendësuar Gjimshitin është Enea Mihaj, që aktivizohet titullar në kampionatin portugez me skuadrën e Famalikao.