Gjimshiti i mohohet goli, por atalantinët priten si heronj!

Sport

U mendua se ishte ai që shënoi golin e tretë të Atalantës, të dielën kundër Lacios, por nuk në të vërtetë nuk rezultoi ashtu. Berat Gjimshiti festoi për disa minuta golin e dytë në këtë sezon, në derbin e shqiptarëve përballë Thomas Strakoshës. Fillimisht u duk se prekja e fundit ishte nga mbrojtësi kuqezi, por pamjet janë qartësuar nga mediat italiane, ndërkohë që edhe Liga Italiane e Futbollit ka korrigjuar emrin e shënuesit. Devijimi i fundit i topit është bërë nga mbrojtësi i Lacios, ëallace, i cili e ka dërguar topin në portën e vet. Gjimshiti, pavarësisht se i është mohuar goli, ka shijuar 3 pikët e radhës për skuadrën e tij, duke qenë tashmë 1 pikë larg nga Interit të vendit të tretë. E tashmë gjithmonë e më shumë duket që sezonin e ardhshëm do të jetë për herë të parë në Champions. Për këtë, Gjimshiti e Berisha me shokë janë pritur si heronj gjatë kthimit në Bergamo.

Nga ana tjetër, Lacio që kishte kaluar e para në avantazh në minutën e 3-të me Parolo, duket se i ka dhënë fund ëndrrave për një kualifikim në Champions League. Teksa është përqendruar vetëm tek finalja e Kupës së Italisë, që luajnë më 15 maj, pikërisht me Atalantën.Në ndeshjet e së dielës në Serinë A, protagonist ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Frederik Veseli. Ai u aktivizua për gjithë takimin në fitoren 1-0 të Empolit ndaj Fiorentinës. Emilianët morën një fitore të vyer në objektivin e tyre për të mbijetuar në elitën e futbollit italian, megjithatë sërish janë ekipi më i rrezikuar për të rënë. Një nga lojtarët më të dalluar në këtë ndeshje, ishte pikërisht Veseli, i cili për paraqitjen e tij është vlerësuar me notën 6.5, një ndër më të lartat për Empolin.