Më shumë se 6 muaj nga goli i fundit ndaj Veronës, Berat Gjimshiti u kthye të shënojë sërish në Serinë A. Mbrojtësi shqiptar ishte autor i realizimit që hapi serinë e goleadës me të cilën Atalanta mposhti 4-1 Sasuolon ditën e dielë, në një nga ndeshjet e prapambetura me të cilat ristartoi kampionati italian. Skuadra e Gasperinit konfirmoi se nuk ka ndryshuar as pas periudhës së Coronavirusit, që pati një nga epiqendrat e veta pikërisht në Bergamo. E një nga protagonsitët kryesor ishte pikërisht Gjimshiti, pasi përveç tregoi veten si shënues, shfaqi një nivel gati perfekt edhe në repartin e tij, duke fituar të gjitha duelet me kundërshtarët dhe duke mos lënë të kalojë askush në anën e tij. Ndërsa si përfundim është vlerësuar me një notë mesatare 7 nga të gjitha mediat italiane, si dhe nga gjiganti televiziv, Eurosport!
Vetë Gjimshiti ka vlerësuar faktin që gjithcka rinisi mirë pas kaq shumë kohësh. Megjithatë ka pranuar se skuadra ka mundësi të bëjë shumë më mirë. E vetmja mangësi ishte mungesa e tifozëve, gjë për të cilën Gjimshiti tha se ishin të përgatitur pasi kishin parë ndeshjet e tjera.
Nga anatjetër, presidenti i FSHF Armando Duka është deklaruar si një tifoz i Atalantës sa i takon Champions League. Në mikrofonët e Tuttomeractoueb, kreu i futbollit shqiptar u shpreh se ‘për atë që kanë treguar në ndeshjet e deritanishme mund të mbërrijnë, pse jo, deri në fund të kompeticionit. Megjithëse që tani janë përtej objektivave dhe cdo rezultat nga tani e më vonë, do të jeë një bonus. Për më tepër që Atalanta vlerësohet nga shqiptarët, pasi aty luan Gjimshiti.