Gjiganti kosovar bëhet me skuadër të re në Angli

Sport

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, i cili doli në pah me Manchester Sitin, tani do të luajë në një skuadër tjetër, gjithsesi duke mos lëvizur nga Anglia. 20-vjecari është huazuar te Nottingham Forest në Championshipin anglez, deri në fund të sezonit 2019/20.
Kjo skuadër ka filluar përgatitjet në Greqi, aty ku pas firmosjes së kontratës 1-vjecare, i është bashkuar edhe gjiganti nga Kosova, i cili ka kryer stërvitjen e parë me ekipin e ri. Me siguri që Muriqi do të fitojë më shumë përvojë në skuadrën e Championshipit, dhe do të kthehet më i fortë me City-n. Arijaneti ka thënë edhe fjalët e para pas këtij transferimi, duke pranuar se thotë se prioriteti i tij është që të luajë sa më shumë në skuadrën e re. “Ndihem shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj që mund të arrijmë shumë gjatë këtij sezoni. Unë e njoh shumë mirë kampionatin e ligës së dytë angleze dhe e di që është një ligë vërtet e ashpër. Unë jam këtu për të luftuar për vendin e parë në ekip dhe për t’u siguruar që të kem sa më shumë aktivizim”, përfundoi gardiani 20 vjeçar.


Më herët, ai ishte huazuar edhe në NAC Breda, por për shkak të lëndimit të Claudio Bravos ishte rikthyer nën urdhërat e Pep Guardiolas. Teksa gjatë sezonit të fundit
bëri 5 paraqitje për Cityn në Kupën e Ligës (duke luajtur ndaj Oxford United, Fulhamit e Leicester Cityt, si dhe dy gjysmëfinale ndaj Burton Albion), aty ku “Citizens’ triumfuan në fund. “20-vjeçari që është titullari i Përfaqësuesës së Kosovës, konsiderohet si portier shumë i talentuar dhe me të ardhme.
Muriqi ka lindur në Zvicër, duke luajtur fillimisht për FC Zurich e Grasshoppers, para se të kalonte me Manchester City në 2015-ën. Ai tashmë ka kontratëderi në 20240-n me kampionët e Anglisë, që gjithsesi me huzimin te Notingem duan t’i japin mundësinë për të bërë sa më shumë përvojë.