Ndeshja e djeshme Real Madrid-Juventus, ishte një nga ndeshjet më emocionuese. Pas skualifikimit të ilatianëve në minutën e fundit shtesë, disa prej lojtarëve dhanë deklarata për shtypin. Një ndër ta ishte dhe portieri Gianluigi Buffon, 40 vjeçari i cili mori karton të kuq dhe ndoshta kjo ishte ndeshja e fundit e tij në Champions. Teksa ai fliste me gazetarët, Ronalo kalon pas tij, ndalon, e përqafon dhe i thotë disa fjalë.
Ky gjest po komentohet gjerë e gjatë nga të gjithë, pasi pavarësisht fjalëve inkurajuese që Ronaldo mund t’i ketë thënë, momenti në të cilin e bëri ishte tejet i papërshtatshëm. Gati gati, sikur nuk i interesoi aspak fakti që Buffon po jepte intervistë. “Kam shumë respekt për Buffon, për fjalët që ai ka thënë gjithnjë për mua. Ai është një portier i shkëlqyer dhe shpresoj me gjithë zemër që të mos jetë ndeshja e fundit në Champions League,” tha Ronaldo.