Mungesa e Italisë në botëror, apo dhe e Holandës është shfrytëzuar nga ish-kapiteni i Gjermanisë Bastian Schweinsteiger për të justifikuar formën e dobët të kampionëve të Botës përballë Meksikës. Në një studio televizive në Shtetet e Bashkuara, Schwein’ ka këmbëngulur se “panzerat” mund të jenë edhe më të mirë se sa në 2014-ën, ndërsa ka thënë me ironi se favoritët për ta fituar botërorin janë Italia dhe Holanda. Por përballë kësaj deklarate, italianët kanë qenë ata që kanë reaguar më shpejtë. Marco Materazzi, sot 44-vjecar, një nga protagonstët e një prej botërorëve më të diskutuar, i kujtoi Schweinstegierit pikërisht humbjen në Gjermani 2006-të.
“Swanzi, jemi favoritë ashtu sikurse ty në Dortmund në 2006-ën! E mban mend kur hëngre picën?!” ishte reagimi tejet gazmor i Materazzit që ka thumbuar jashtëmase ish-mesfushorin gjerman. Në rrjetet sociale u shpërnda një video ku goli i Meksikës, ishte montuar me komentin Fabio Caressas t ë golit të Del Pieros në gjysmë-finalet e vitit 2006-të. E pra nëse ka tifozë që janë kënaqur më së shumti për humbjen e Gjermanisë, ata janë italianët dhe reagimet e së dielës e dëshmojnë më së miri.