Gjermania nuk ndryshon, edhe pas dështimit në Botëror

Sport

gjermania

Nuk mjafton dështimi në Rusi 2018 për të larguar Joachim Loë nga Gjermania. Federata e Futbollit i ka besuar përsëri atij trajneri, pavarësisht zhgënjimi të madh në Kampionatit Botëror. Aty ku gjermanët, jo vetëm që nuk mbrojtën dot titullin kampion, por u eliminuan që në fazën e grupeve, madje duke u renditur e fundit në Grupin F, me kundërshtar si Meksika, Suedia dhe Koreja e Jugut. Ishte humbja 0-2 ndaj Koresë së Jugut që shkaktoi një dëshpërim dhe zemërim të thellë te gjermanët, aq sa nuk munguan zërat për një revolucion të mundshëm duke filluar ngatrajneri.

gjerman
Por ja që, pasi kanë kaluar disa ditë dhe gjërat janë analizuar me qetësi, Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur të vijojë punën me teknikun Joachim Loë në krye. Trajneri që shpalli kampione bote Gjermaninë në vitin 2014, kishte rinovuar kontratën deri në vitin 2024 para se të nisej për në Rusi. Tani mund të vijojë i qetë punën te “Pancerat”, pasi ka marrë besimin e drejtuesve të Federatës. Puna e tij do të rinisë në shtator, kur Gjermania të r kthehet me fushatën e re kualifikuese për Euro 2020. Ndërkohë që pritet një rinovim i skuadrës me largimin e disa lojtarëve në moshë “të kaluar”.