Gjermania nuk ka probleme me grupin, kështu thonë Muller dhe Bierhoff

Sport

mullerr

Humbja me Meksikën vazhdon t’u djegë gjermanëve, por Muller dhe Bierhoff kanë rendur të përgënjeshtrojnë lajmet se kampionët e Botës nuk kanë harmoni në grup. Kjo çështje gjeti vend në mediat gjermane fillë pas humbjes 1-0 me Meksikën dhe u risoll në vëmendje nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp të së mërkurës, por Thomas Muller përgënjeshtroi gjithçka. “A e keni këtë gjë të konfirmuar?! Keni burime?! S’e besoj!” – tha Muller përballë pyetjes nëse janë krijuar fraksione brenda grupit të skuadrës, kjo duke pasur parasysh edhe mënyrën se si u përzgjodh skuadra ku Sane u la jashtë.

bierhof

“Në 2012-ën ne s’kishim aspak lidhje me njëri-tjetrin, dhe ky s’është aspak rast i ngjashëm. Për sa i përket Meksikës, mendoj se i morëm gjërat shumë lehtë pas nxehmjes. Por pas rezultatit, të gjithë kemi bërë autokritikë” tregoi sulmuesi i Bayernit. Më tej Bierhoff, përgjegjësi i skuadrës, njëherësh një emër i madh i futbollit gjerman, tha se kjo çështje është zmadhuar më shumë nga ç’mund të kishte ndodhur në të kaluarën. Ish-lojtari i përfaqësueses tha më tej se tanimë kampionët në fuqi janë të përqendruar për takimin e radhës. “Sigurisht, tensioni është këtu, por të gjithë jemi të vetëdijshëm që finalja jonë e parë është kundër Suedisë” – tha Bierhoff. Pas humbjes me Meksikën, Gjermanisë i duhet me patjetër të mundë Suedinë, e cila ka tre pikë pasi fitoi ndaj Koresë së Jugut.