Gjermania, në pikëpyetje e ardhmja e Low, mediat përgatisin revolucion

Sport

joachim low
Gjermania arriti një ndër pikat më të dobëta të historsië së saj, me eleminimin nga botërori që në fazën e grupeve, por kjo nuk do të thotë së Joachim Low do të largohet nga “panzerat”.Përpara “Rusi 2018”, federata gjermane i rinovoi kontratën trajnerit 58-vjeçar, për shkak të interesimeve që shumë klube evropianë kishin shfaqur për shërbimet e tij. Kështu, largimi i Low nga drejtimi i kombëtares gjermane është disi i komplikuar, me palët që kanë pranuar se do të ulën në bisedime për të gjetur një zgjidhje. Nga ana tjetër, tifozët dhe mediat gjermane nuk kanë vonuar të përgatisin revolucionin tek “Die Mannschaft”, që në fakt mund të ishte realizuar që në “Rusi 2018”.

joachim
Emra si Neuer, Gomez, Khedira, të cilët janë mbi të 30-at nuk shikohen më si të përshtatshëm për kombëtaren. Atyre u bashkangjitet edhe Ozil e Boateng, si dy ndër më të kritikuarit e formacionit të Joachim Low. Marc-Andre ter Stegen mendohet të jetë portieri i së ardhmes tek Gjermania, ndërsa në mbrojtje alternativa janë të rinjtë që kanë shkëlqyer me skuadrat e moshave, si Jonathan Tah, Thilo Kehrer apo Mitchell Weiser. Në mesfushë përmenden Emre Can, Kerem Demirbay dhe Max Meyer, ndërsa në sulm fokus do të ketë tek Leroy Sane, që u la jashtë në mënyrë të pakuptueshme nga Joachim Low. Ndërsa alternativa të Werner janë të rinjtë Max Philipp dhe Davie Selke.