Gjermania në krizë të thellë, thyhet rekordi negativ

Sport

gjermani
Gjermania në një moment të zi. Për herë të parë në historinë e vet, regjistron humbjen e 6 ndeshjeve brenda një viti. E fundit ishte pikërisht disfata me përmbysje që pësoi të martën në Paris ndaj Francës. E të mendosh që ishte nga viti 2000 që “panzerat” nuk humbisnin dy ndeshje zyrtare radhazi. Një vit vërtet i tmerrshëm, ku përfshihet edhe dështimi në Botëror. Në 11 ndeshje të luajtura në 2018-n, Gjermania ka marrë vetëm 3 fitore kundër Perusë, Suedisë dhe Arabisë Saudite; më pas, 2 barazime dhe vetëm humbje.Mjafton kaq për të treguar krizën e ish-kampionëve të botës. I akuzuari kryesor është trajneri Joachim Lov, mbi të cilin rëndon edhe eleminimi i bujshëm që në grupet e Botërorit të fundit, duke bërë të mos vlejnë sukseset e arritura që prej vitit 2006, kur erdhi në krye të “Die Mannschaft”.

Gjermania 1 800x450

Mediat gjermane flasin gjithmonë e më shumë për një teknik që duhet larguar, aq sa Federata e Futbollit po vlerëson disa opsione për të zëvendësuar nëse gjerat nuk ndryshojnë deri në nëntor. Nga ana e vet, Lov ka deklaruar se nuk ka menduar për shkarkimin, por në rast se do të ishte e nevojshme, atëherë do ta pranonte. Natyrisht për të mirën e Gjermanisë së tij, që duket në një rënie të lirë. Për më tepër, që tani rrezikon së tepërmi rrëzimin nga Liga A, duke parë që mban vendin e fundit të grupi 1, me vetëm një pikë. Vërtet një periudhë makthi për gjermanët që nuk po dijnë të marrin kthesën. E për të larguar rrezikun e rëshqitjes në Ligën B, tashmë varet gjithcka nga 2 ndeshjet e fundit të Nations League që luhen në nëntor. Atëherë kur gjermanët duhet të jenë të detyruar të fitojnë me Holandën. Por duhet të shpresojnë edhe që të mos ketë barazim midis Francës e Holandës, në sfidën e programuar tri ditë më përpara. Pasi përndryshe, gjithcka do të ishte e kotë.