Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann, shpalli listën e lojtarëve për ndeshjet e Tetorit. Një surprizë më e madhe është përfshirja e lojtarit të Frankfurtit, Nathaniel Brown, i cili arriti Finalen e Kampionatit Europian U-21 në muajin Qershor. Gjermania ka ndeshje vendimtare në eleminatoret e Botërorit pas asaj humbjeje befasuese 2-0 në Sllovaki. Nagelsmann do tw donte tw kishte edhe Can Uzun por ai zgjodhi Turqinë. Përkrah Nick Woltemade-s, në sulm, trajneri i kombëtares ka thirrur Maximilian Beier dhe Jonathan Burkardt duke lënë jashtë sulmuesin e West Ham, Niclas Füllkrug. Schlotterbeck, Pavlović, Nmecha dhe Baku rikthehen në kombëtare pas afro 4 vitesh mungesë. Përveç Füllkrug, as Mittelstädt dhe Groß nuk u thirrën nga Nagelsmann për ndeshjet e Tetorit. Vazhdojnë të mos jenë në dispozicion për shkak dëmtimi, ter Stegen, Musiala, Havertz dhe Rüdiger, të konsideruar si pjesë e pandryshueshme e formacionit bazë.
