GJERMANIA, NAGELSMANN KONFIRMON BAUMANN SI NR 1

Sport

Gjermania fillon në Shtator rrugën drejt Botërorit 2026. Traineri Julian Nagelsmann shpalli listën me 23 lojtarë për ndeshjet ndaj Sllovakisë më 4 Shtator në orën 20:45 në Bratislavë dhe ndaj Irlandës së Veriut, 3 ditë më pas, në të njëjtën orë në Këln. Duke folur për mediat Nagelsmann shpjegoi edhe pozicionin e portierit pas ndërhyrjes kirurgjikale të ter-Stegen dhe alternativave të grumbulluara. Oliver Baumann do të jetë titullar pasi është paraqitur në nivel të lartë për vite rradhazi ku mund të veçohet ndeshja ndaj Italisë. Traineri thekson vlerësimin që kanë shokët e skuadrës për të dhe karakterin e veçantë të portierit. Nagelsmann ka besim të plotë tek Baumann që do të jetë numri 1 deri në kthimin e Marc-Andre ter-Stegen. Sa i përket Noah Atubolu-t, Nagelsman thotë se e ka nën mbikqyrje, sidomos pas paraqitjeve të shkëlqyera që ai bëri në Euro U21. Nëse do të vazhdojë në këtë mënyrë, nuk do të jetë e largët dita kur Atubolu të grumbullohet me skuadrën e parë.