GJERMANIA, NAGELSMAN FLET PËR LËNIEN JASHTË TË HUMMELS E GORETKZA

Sport

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, zbuloi listën e lojtarëve për “Euro-n 2024”, që nis më 14 qershor dhe mbyllet më 14 korrik. Ndër emrat e 26-lojtarëve, bie në sy mungesa e lojtarëve si Leon Goretzka e Mats Hummels apo Adejemi. Sidomos mbrojtësi ka qenë në formë të mirë duke dërguar Borussia Dortmundin në finale të Ligës së Kampionëve dhe kjo mungesë habit shumë.

Trajneri Nagelsmann ka treguar arsyen pse nuk i ftoi yjet ne fjalë për Kampionatin Europian: “Kam pasur biseda të gjata me të dy. Ata janë shumë të zhgënjyer, kjo është e kuptueshme. Kam pasur probleme me këto biseda edhe më parë si trajner klubi, nuk është mirë. Nuk më pëlqente ta bëja këtë. Ju dëshironi të merrni të gjithë me vete. Në fund, si trajner duhet të marr një vendim në interes të skuadrës. Ata bënë gjithçka për të qenë atje. Unë u përpoqa të shpjegoj pse nuk ishin përfshirë. Është e kuptueshme që ata janë të trishtuar. Nuk ishin biseda të këqija, por sigurisht që ka biseda më të këndshme në jetë”, përfundoi Nagelsmann.