Perdja e sezonit 2025/26 në Gjermani, ngrihet të shtunën kur fituesit e Kupës do të ndeshen me kampionët e Bundesligës. Stuttgart pret Bayern Munich për inagurimin e sezonit të parë në Superkupën “Franz Beckenbauer”. Kompeticioni vjetor u emërtua pas Legjendës Beckenbauer në Dhjetorin e kaluar dhe fituesi i parë do të zbulohet në “MHP Arena” këtë fundjavë. Klubi ku Kaiser hodhi hapat e parë kërkon Superkupën e 14 pas rifitimit të Bundesliga 2024/25. Mikpritësit e Stuttgart luajnë Finalen e dytë rradhazi në Superkupë pas humbjes që Bayer Leverkusen i shkaktoi një vit më parë. Sebastian Hoeneß e udhëhoqi skuadrën në suksesin e 4 në Kupën e Gjermanisë kur mundi Arminia Bielefeld, 4-2 në Finalen e Berlinit më 24 Maj. Stuttgart e ka fituar Superkupën në vitin t largët 1992. Ndeshja e të shtunës do të transmetohet në rreth 200 shtete anembanë Botës. Finale që shtyn ndeshjen e raundit të parë të Kupës në datat 26 dhe 27. Ndërsa Bayern e fillon Bundesliga-n më 22 Gusht.