Gjermani, Rummenigge i hap rrugë largimit të Boateng nga Bayerni

Sport

jerome
Jerome Boateng është i lirë për të negociiuar me skuadra të tjera, ky ka qenë mesazhi i hapur i Karl-Heinz Rummenigges rreth mbrojtësit të Bayernit dhe kombëtares gjermane. Zyrtari më i lartë i klubit bavarez ka treguar për Sport-Bild se nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete në drejtim të 29-vjecarit. Boateng luan për Bayernin që prej vitit 2011-të. Kampionët e Gjermanisë e transferuan nga Manchester City për 13.5 milionë euro. Ai është produkt i akademisë së Hamburgut dhe pavarësisht se ka patur gjithmonë vlerësime pozitive drejt tij, mbetet e pa-harruar ajo gafë kundrejt Lionel Messit në Champions League.

boateng

“Nëse ndonjë klub vjen dhe na tregohet i interesuar për Jerome-in, atëherë ai është i lirë të diskutojë me ta” – citohet të ketë thënë Rummenigge, i cili gjithsesi këmbëngul se ofertat për mbrojtësin duhet të jenë të larta. Boateng, i cili është me origjinë ganeze, luajti këtë sezon 31 ndeshje duke realizuar 2 gola dhe 4 asiste. Ai cilësohet si një mbrojtës polivalent, për faktin se luan edhe në krah. Vlera e tij në merkato përllogaritet rreth 45 milionë euro. Shtatlart dhe i aftë në lojën në ajër, Jerome vuan shumë nga lëndimet. Sezonin që kaloi ai pati probleme me muskujt dhe për këtë, nga maji i vitit 2017 deri më 7 qershor të këtij viti, qëndroi në fizeoterapi për një total prej 180 ditësh.