Traineri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann pranoi të ketë këshilluar Nick Woltemade-n por jo të ketë ndikuar në transferimin e tij. Woltemade ishte lojtari i dëshiruar nga Bayern Munich përpara se të shitej tek Newcastle United. Në koferencën për shtyp për ndeshjet e Shtatorit, Nagelsman shpjegoi se ishte fatkeqësi që tratativa Stuttgart-Bayern u bë më shumë sec duhej publike. Ndërsa tha se e kishte këshilluar sulmuesin kur e kishte pyetur por pa ndikuar në zgjedhjen e tij pasi Nagelsmann nuk i konsideron të gjithë transferimet të goditura. Kjo për shkak se lojtarët shpesh kalojnë nga skuadra ku luajnë 100% të kohës, në të tjera që aktivizohen vetëm 15% të ndeshjeve. Ai e pranon se të tilla transferime minojnë punën e tij si trainer i Kombëtares. Në këtë sens ai miratoi lëvizjen e Woltemade-s drejt Bayern. Por ai duhej ti bënte të ditur skuadrës së re se me aktivizimin vetëm në 25% të ndeshjeve, nuk do të kishte shumë mundësi për tu grumbulluar në Botërorin e ardhshëm. E thënë kështu, pavarësisht se Nagelsmann thotë që nuk ka ndikuar, fjalët e tij duket se kanë kushtëzuar vendimin e sulmuesit të Stuttgart që te Bayern do të ishte alternativë e Kane. Ndërsa te Newcastle do të plotësojë boshllëkun e krijuar nga Isak.
