Gjermani, Lewandowski do të largohet nga Bayerni, e thotë agjenti i tij

Sport

lewandwsws
Pas muajsh e muajsh spekulimesh, tanimë gjithçka është e konfirmuar. “Robert Lewandowskit i duhet të ndryshojë ambient” dhe këto janë fjalët e vetë agjentit të polakut i cili ka treguar se tanimë 29-vjecari do të largohet nga Bayerni i Munich-ut. Pasi ndryshoi agjent duke angazhuar Pini Zahavin në fillim të vitit, menjëherë mediat gjermane këmbëngulën se hapi i radhës i Lewa’s do të ishte kërkesa për të lëvizur, dhe ja ku jemi 5 muaj më vonë dhe gjithcka konkretizohet me deklarata të hapura. Zahavi, i cili ishte përgjegjës i transferimit të Neymarit për 222 milionë euro sezonin e kaluar, mendohet se mund të nxisë një tjetër lëvizje të bujshme me Lewandowskin te Bayerni.

lwand

Deri në muajin mars polaku raportohej se mund të lëvizte te Reali i Madridit, por ripërballja me Los Blancos i dha mundësi shtypit spanjoll që ta ballafaqonte këtë lajm me zyrtarët madrilen, të cilët këmbëngulën se nuk kanë qenë kurrë të interesuar. Sidoqoftë tani që gjërat janë të hapura për një lëvizje, asgjë nuk prejashtohet. Zahavi duke folur për Sport Bild ka thënë se Lewandowski ka mundur të shënojë 180 gola dhe të fitojë pothuajse gjithcka me Byarnin dhe tanimë është koha që ai të lëvizë. Ky lajm vjen fillë pas lëvizjeve që kanë ndodhur te bavarezët ku skuadrën e ka marrë përsipër trajneri i ri Niko Kovac.