Gjeografia e Champions League sipas ´The Information Lab´

Sport

ucl
Uefa Champions League është kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Europë, mirëpo skuadrat pjesëmarrëse në të kanë sjellë gjithmonë diversitet sa i përket kombësive të futbollistëve. Sipas nje studimi të “The Information Lab”, që përfshin të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në fazën finale të sezonit 2017-2018, pra që nga faza e grupeve, rreth 76,13% e lojtarëve janë nga Europa, ku duhet theksuar fakti se jo pak prej tyre janë të natyralizuar si europianë.

eur

Amerika e Jugut përfaqësohet nga 12.99% e lojtarëve, ose e thënë ekzaktësisht, nga 258 futbollistë. Diferencë e konsiderueshme me futbollistët europianë që numërohen rreth 1512. 5.44% e këtyre lojtarëve luajnë me kombëtaret nga Afrika ndërsa vetëm 4.33% përfaqësojnë Azinë, ku kryesisht janë lojtarët e skuadrave të Qarabag (Azerbajxhan) dhe Besisktas (Turqi).

bsbsb

Skuadra e Romës është e para sa i përket prezencës së nacionaliteteve të ndryshme në organikën e skuadrës, me 16 të tillë. Me vetëm 1 më pak vijnë në këtë listë britanikët e Liverpool dhe Celtic.  Kurse skuadra më “autoktone” e Champions League është CSKA e Moskës, që ka 78% të organikës me lojtarë rusë. Nga ana tjetër, Anderlecht është ekipi me më shumë futbollistë afrikanë, me plot 5 të tillë.

moske

 

Spanja është vendi që duhet të krenohet me këtë studim, pasi numëron plot 116 futbollistë të shpërndarë në skuadrat pjesëmarrëse në Champions League këtë sezon. Portugalia vjen e dyta me 95 elementë, ndërsa Franca e treta me 71. Gjithësesi duket se golat vijojnë të shënohen më shumë nga lojtarët amerikano-latinë, që kanë realizuar rreth 22% të golave deri më tani.