Në botërorin e vitit 2018-të Olivier Giroud i luajti të 7-ta ndeshjes e Francës dhe në fund “gjelat” u shpallën për herë të dytë në histori kampionë të botës, edhe pse sulmuesi nuk shënoi asnjë gol, vlerësimet e trajneri Deschamps kundrejt Giroud ishin maksimale, tashmë pak ditë nga nisja e Kupës së Botës, ai e risheh veten sërish pjesë të Francës
36 vjecari po përjeton një rini të dytë tek Milani dhe mbërritja e tij në Milano në vitin 2021 ishte vendimi më i mirë si për vetë futbollistin po ashtu edhe për klubin që në Maj fitoi titullin kampion pas 11 vitesh. Tekniku i përfaqësueses, i cili për disa kohë nuk e grumbulloi e ka përfshirë në listën e botërorit dhe edhe pse ky është botërori i tij i fundit, sulmuesi po e përjeton me shumë entuziazëm
“ Nuk kisha dëshirë që ta mbyllja aventurën time në kombëtare me dështimin e Europianit dhe më pas më vinte pak keq që pas kampionatiti europian për disa kohë nuk isha pjesë e listës. Në jetë askush nuk të dhuron asgjë dhe duhet të luftosh për ta rimarrë vendin. Pata dëshirë dhe vendosmëri për ta rifituar këtë fanellë. Botërori im i fundit?! Sinqerisht po e përjetoj sikur të jetë i pari për mua. – deklaroi francezi i cili do ta përjetoj Kupën e Botës për herë të 3-të në karrierë, deri më tani ka luajtur 12 ndeshje në botëror duke shënuar 1 gol në 2014-ën kundër Zvicrës. Më tej ai u ndal edhe tek rekordi i golave me kombëtaren ku vetëm 2 finalizime e ndajnë nga Thierry Henry që mban vendin e parë me 51gola.
“ Do ishte një mëkat nëse nuk do e barazoja rekordin e Henry-s për vetëm 2 gola, gjithsesi për mua është një motiv krenarie që jam pas tij në këtë renditje. Trajneri do ketë nevojë për të gjtihë dhe nëse thërret emrin tim, do jem gati” – përfundoi Olivier Giroud i cili nuk projektohet në formacion, por është zëvendësuesi ideal i Benzema-s.