GIRONA – LIVERPOOL, TS2 HD, 18:45

Sport

Míchel, trajner i Girona:

“Aktualisht Liverpool është absolutisht dominues, duke udhëhequr Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Nga ana jonë do të jetë padyshim një ndeshje historike dhe sidomos një lojë e gjitha për t’u shijuar, por gjithashtu për të konkurruar në nivele të larta. Në futboll, gjithçka mund të ndodhë. Ata janë një ekip shumë, shumë i vështirë për t’u ndalur. Por me emocionin dhe motivimin që do të kemi për këtë sfidë, ne do të provojmë të mos e lëmë për të na shpëtuar nga duart, këtë mundësi të artë që kemi.

Ata kanë një stil loje që mund të na vendosin në vështirësi, gjë që e kanë treguar në disa ndeshje këtë sezon. Ajo që duhet të ndodhë është minimumi, të mos humbasim. Për pjesën tjetër, është shumë herët për të nxjerrë përfundime. Kemi disa ndeshje mjaft të vështira në radhë, përderisa pas Liverpulit do të ndeshemi me Milanin. Të gjithë kundërshtarët tanë meritojnë vlerësim të madh, edhe për faktin që ka një eksperiencë në arenën evropiane. Formati i ri? Kur luan tani çdo ndeshje rezervon një kundërshtar të ri. Mund të jesh me fat ose i pafat, përderisa nëpër këto takime vlen jo pak eehe faktori fushë Ajo që aadhuroj nga ky fortmat i ri, është se çdo gjë do të mbetet një enigmë deri në fund të ndeshjeve të fazës së ligës. Ne duam të luajmë pa u frikësuar shanset tona”.

 

Oriol Romeu, lojtar i Girona:

“Liverpooli është një skuadër shumë dinamike të cilën e kam parë në vecanti, për vite me radhë. Sigurisht që për ne do të jetë shumë, shumë e vështirë. Megjithatë, nuk duhet t’i bëjmë ata të ndihen rehat, por të përpiqemi t’i lodhim. Për Gironan është një ndeshje historike dhe unike, por neve po i qasemi me dëshirën për të dhënë më të mirën. E dimë se do të ketë një atmosferë të veçantë, kështu që do të bëjmë maksimum nga minuta e parë dhe do të zbresim në fushë për rezultatin më të mirë të mundshëm. Si gjithmonë, duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të përqendruar, por mbi të gjitha të përulur në përballjen me një ekip të madh. Duhet të jemi të fokusuar në punën tonë në mbrojtje dhe që në mesfushë, të mos u lëmë hapësira atyre për të sulmuar”.

Arne Slot, trajner i Liverpool:

“Unë mendoj se modeli i lojës së Gironas është ajo që bie në sy. Ata kanë një ide shumë të mirë për futbollin, ata gjithmonë synojnë ta nxjerrin topin nga prapavija, drejt sulmit. Mbi të gjitha janë një skuadër, që kanë në përbërje shumë lojtarë të mirë. Edhe për faktin se unë jam holandez, më pëlqen shumë Daley Blind dhe ajo që ai ka bërë në një skuadër të vogël si Girona.

Nuk pësojmë gol lehtë? Eshtë e vërtetë, por mendoj se kjo ka të bëjë me cilësinë që kemi në mbrojtje. Nuk është vetëm reparti mbrojtës dhe portierët që mbajnë portën e pacenuar, por edhe të tjerët që punojnë shumë për të mbajtur larg zonës afrimin e sulmuesve kundërahtar. Krahasuar me sezonin e kaluar nuk mendoj se kemi ndryshuar aq shumë. Të gjithë lojtarët po bëjnë paraqitje shumë të mira dhe, si rezultat, ne kemi fituar shumë ndeshje dhe kemi mbajtur në shumë ndeshje portën e paprekur”.

Çdo ndeshje e Ligës së Kampionëve është ndryshe nga tjetra. Mund të them se e kemi vleresuar së tepërmi edhe këtë përballje. Mirëpo sipas meje, një faktor është themelor për të bërë rezultat: pikërisht, përkushtimi që kemi të gjithë si skuadër. E theksoj se Girona është një kundërshtar që duhet vlerësuar. Padyshim e dimë se sa cilësi kanë në radhët e tyre, gjë që e shfaqën me atë sezon të mrekullueshëm që bënë vjet. Mirëpo ne nuk kemi përse të fshihemi. Do të analizojmë se ku janë pikat e dobëta të kundërshtarëve, për të provuar t’i shfrytëzojmë më së miri. Duhet të bëjmë gjithcka në fushën e gjelbërt, për të merituar një rezultat pozitiv të radhës”.

 

Ryan Gravenberch, mesfushor i Liverpool:

“Sigurisht që kur hyn në fushë dëshiron të fitosh çdo ndeshje. Konkretisht, qëllimi ynë është të fitojmë çdo ndeshje të fazës së ligës së UEFA Champions League dhe më pas do të shohim çfarë do të ndodhë. Unë jam i lumtur të tregoj veten në fushë çdo ndeshje. Ndihem shumë krenar që jam pjesë të këtij ekipi. Më pëlqen shumë ky format i Champions. Mendoj se pavarësisht ecurisë, skuadrat mund të kenë më shumë kohë për të korrigjuar ndonjë gabim që mund të bëjnë gjatë rrugëtimit të tyre. Natyrisht që duke parë aktalisht renditjen, është një motiv kënaqësie fakti që gjendemi në krye dhe që jemi të pamposhtur. Por kemi detyrën që të vazhdojnë në këtë drejtim edhe për ndeshjet e ardhshme. Të gjithë bashkë me lojën që po tregojmë, mund t’ia dalim mbanë!”.