Girona e ka seriozisht, mund Barcelonën dhe kryeson e vetme kampionatin spanjoll

Sport

Girona e ka seriozisht. Skuadra modeste katalanse ka fituar derbin me Barcelonën, në një mënyrë spektakolare, me rezultatin 4-2 dhe tashmë kryeson e vetme tabelën e renditjes me 41 pikë në 16 javë.

Ekipi i drejtuar nga 48 vjeçari Michel është duke bërë një punë të shkëlqyer, aqsa tashmë mund të konsiderohet mes skuadrave pretendente për të fituar titullin kampion.

Sa i takon Barcelonës, skuadra blaugrana ka probleme, sidomos në prapavijë vijë. Ndryshe nga një sezon më parë, mbrojtja e skuadrës së Xavit është duke futur ujë thuajse në çdo ndeshje.

Përgjatë këtij edicioni në Spanjë, në 4 takime të ndryshme, Barcelona ka pësaur të paktën 2 gola në pjesën e parë dhe një gjë e tillë është duke ndodhur vetëm për të tretën herë në historinë e klubit përgjatë shekullit 21. Në këtë aspekt, Barcelona ka bërë vetëm në sezonin 2000/01 dhe 2019/19, atëherë kur të paktën dy gola që në pjesën e parë, i ka pësuar në 5 ndeshje të ndryshme.

Përtej pikave të dobëta, në momente të caktuara, skuadra e Xavit nuk ka pasur as fatin me vete, teksa ndaj Gironas, Barcelona ndërtoi 11 gjuajtje në drejtim të portës. Që nga viti 2003, kjo është hera e parë që Barcelona ka krijuar kaq shumë në portën kundërshtare, dhe në fund e ka humbur ndeshjen.

Thënë këtë, katanalasit kanë zbritur në vendin e 4 në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Atletico e vendit të 3, por që Los Rojiblancos kanë luajtur një ndeshje pak. Në javën e 15, Atletico mposhti në shtëpi vizitorët e Almerias, me shifrat 2-1.

Në vendin e 2, renditet Real Madrid me 39 pikë, me Los Blancos, që në javën e 16, u ndalën 1-1 në fushën e Real Betis.

Golin e madrilenëve e shënoi i zakonshmi, Jude Bellingham, i cili ka barazuar kësisoj një rekord të Cristiano Ronaldos me fanellën e bardhë. Në 14 ndeshjet e para në kampionat me Realin, Bellingham ka realizuar 12 gola, po aq sa Cristiano Ronaldo dhe sezonin 2009/10. Në këtë mënyrë, Jude dhe CR7, janë dy lojtarët e vetëm në historinë e Real Madrid, me 12 gola në 14 ndeshjet e para të La Ligas me fanellën e bardhë.