“Do jetë mjaft bukur të kemi mbështetjen e tifozëve tanë në një ndeshje me intensitet të lartë sa kjo kundër Liverpulit. Ndryshe nga takimi i parë, këtë herë duhet të sulmojmë më shumë. Sigurisht që mbrojtja do të ketë një rëndësi të veçantë, por dua nga lojtarët e mi që sot të provojmë më shumë drejt portës kundërshtare. Në sfidat që kemi luajtur në shtëpi, gjithmonë e kemi nisur me ritëm të lartë dhe duke ushtruar shumë presion. Megjithatë, ndaj një ekipi si ai i Liverpulit, do të duhet të punojmë në sinkronë me njëri-tjetrin që të arrijmë të krijojmë shanse të mira pë të shënuar. Nuk mendoj se ata janë në krizë. Çdo skuadër has vështirësi kur ka mungesa të rëndësishme. Mendoj se trajneri i tyre do t’ja dalë ta zgjidhë këtë situatë dhe do bëhen edhe më të fortë se më parë. Ne do të përqëndrohemi gjithësesi tek loja jonë. Është e rëndësishme të shfrytëzojmë sa më mirë kundërsulmet, që gjithmonë i kemi patur një pikë të fortë. Mendoj se i kemi të gjitha cilësitë e nevojshme për të bërë diferencën në momente të caktuara, sidomos duke njohur aftësitë teknike të disa prej lojtarëve të mi.”