Giovanni van Bronckhorst, trajneri i Rangers:

Sport

“Kur përfshihesh në ‘Champions League’, gjithmonë ndjen diçka speciale. Vetëm të dëgjosh himnin nënkupton shumë. Të emocionon, sepse kupton që je pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm në botë për klube. Kam patur mundësinë ta shijosh suksesin në ‘Champions’ dhe e di se çfarë do të thotë në karrierën e një futbollisti. Jam përpjekur të bëj zgjedhjet e duhura sa i përket lojtarëve që kam marrë me vete, duke u mbështetur tek ajo që kam parë në stërvitje. Morelos nuk është pjesë e skuadrës sepse kështu e kam gjykuar unë se është më mirë në shërbim të ekipit. Si njeri, ishte një zgjedhje e vështirë, si trajner, jo. Kartoni i kuq i marrë në kampionat nuk ka të bëjë me këtë vendim, por është diçka që ka ardhur ditë pas dite dhe i përket edhe aspektit fizik. PSV e njoh mjaft mirë. Ndeshja e parë na tregoi akoma më shumë rreth pikave të tyre të forta. Janë një skuadër e shkëlqyer dhe në ‘Ibrox’ na tregoi se ku duhet të jemi të kujdesshëm. Në jemi mësuar të luajmë me intensitet të lartë e në një kalendar të ngjeshur. Jemi pranë kalimit në fazën e grupeve dhe ju siguroj se do të japim gjithçka në fushën e lojës.”