Giorgio Chiellini njofton largimin nga Juventusi, mbrojtësi i jep fund epokës me bardhezinjtë

Sport

Pas 17 vitesh, Giorgio Chiellini njofton se do largohet nga Juventusi. Ndeshja e ardhshme ndaj Lazios, do jetë e fundit për mbrojtësin e qendrës përballë publikut bardhezi, aty ku do I japë lamtumirën tifozëve. Kështu është shprehur vetë 37 vjeçari pas përfundimit të finales së Kupës së Italisë ndaj Juvnentusit. Pasi fillimisht u tërhoq nga Kombëtarja, shtatlarti tashmë ka vendosur të ndajë rrugët edhe me Zonjën e Vjetër.

“Gjatë epokës time me këtë klub kam dhënë gjithçka të mundshme dhe shpresoj të kem lënë një shenjë. Të hënën do jetë ndeshja ime e fundit në Juventus Stadium. Ndihem i lumtur që po largohem në një nivel të lartë, pasi nuk doja të përfundoja mes problemeve. Unë do jem tifozi më i madh i Juventusit”, është shprehur ndër të tjera italiani.

Chiellini u bashkua me Zonjën e Vjetër në vitin 2005, e deri atëherë, përgjatë këtyre 17 viteve, ka luajtur luajtur 559 ndeshje në të gjitha kompeticionet, teksa numëron 36 gola dhe 25 asist. Në këtë aventurë, mbrojtësi veteran është dëshmitar i 19 trofeve të fituar, kur mes tyre vlen të theksojmë 9 tituj kampionë të ngritur radhazi. Këto të dhëna janë tregues, se në afërsisht në këto dy dekada, Chielini ka lënë gjurmë të pashlyeshme në librat e historisë së Juventusit.

Pasi vendosi të largohej nga Juventusi në fund të këtij sezoni, ndonëse me një vit kontratë të mbetur, ende nuk dihet se ç’do të rezervojë e ardhmja për Giorgio Chiellinin, nëse do vendosë ta vazhdojë karrierën me një tjetër klub, apo mos ndoshta ka ardhur momenti që veterani të varë këpucët në gozhdë. Kjo mbetet për t’u parë.