Lucas Torreira mund të jetë ylli i vërtetë i Arsenal. Këtë mendim ndan të paktën ish-lojtari i ‘gunners’, Gilberto Silva. Tek londinezët kërkojnë prej kohësh qëndrueshmërinë në qendrën e mesfushës, njësoj siç bëntë vetë Gilberto Silva nga 2003 në 2008-ën, një periudhë ku braziliani fitoi një titull në Premier League dhe dy FA Cup. Pikërisht për këtë arsye, trajneri Unai Emery nuk nguroi të shpenzonte 30 milionë euro për të blerë kartonin e uruguaianit nga Sampdoria. Në Angli, shumë kanë filluar ta krahasojnë 22-vjeçarin me N’Golo Kante të Chelsea, dhe të njëjtin mendim ndan edhe Gilberto Silva, që sheh Torreiran si njeriun që i ka munguar prej vitesh Arsenalit sa i përket mesfushës.
“A mund të ketë të njëjtin impakt si Kante? Besoj dhe shpresoj që po. Premier League nuk është e lehtë. Por ai ka potencial. Këtë e kemi parë edhe në Kupën e Botës, tek kombëtarja e tij. E kam ndjekur me vëmendje Torreiran dhe ka mjaft fantazi. Luan me qetësi dhe ua thjeshton gjërat shokëve të skuadrës. Gilberto Silva e pranon se roli i Torreiras tek Arsenal nuk është aspak i thjeshtë, por nëse tifozët i japin besimin e duhur ai mund të bëjë mirë. Pikërisht lidhja me tifozët sipas brazilianit ka munguar tek shumë lojtarë të Arsenal gjatë këtyre viteve, por beson se me Torreiran gjërat kësaj radhe do të jenë ndryshe.