“Gareth Bale s’e priti aspak mirë faktin se e nisi nga stoli ndeshjen e parë kundër PSG në UEFA Champions League” këtë gjë e ka rrëfyer këtë javë Ryan Giggs, trajneri i Uellsit. Në fitoren 3-1 të vlefshme për fazën e 1/8-ve, Zinedine Zidane nuk besoi te BBC-ja e famshme, por e la Bale-in në stol. “Ai nuk ishte i kënaqur me faktin që nuk ishte në formacion, por pas asaj ndeshje luajti në takimet e tjera” ka treguar 44-vjecari Giggs. Ish-lojtari i Manchester United-it e drejton Uellsin që prej 15 janarit, ai ka thënë se për Bale-in nuk është i shqetësuar, kjo pasi ai luan për një klub të madh sikurse është Reali i Madridit. “Kur je në një skuadër të madhe ku luajnë lojtarët më të mirë, je gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe këtë e them nga përvoja” – shpjegoi Giggs. Më tej 44-vjecari tregoi se e kishte takuar Bale-in javën e kaluar dhe se sipas tij, ishte në gjendje të mirë. Uellsiani ndaj Alaves luajti për herë të parë 90 minuta të plota, që prej muajit shtator. Ndërsa në përballjen e humbur me Espanyol-in, 28-vjecari luajti ndeshjen e tetë radhazi, gjë që nuk e arrinte që prej vitit 2015-të. Forma e luhatshme fizike i ka diktuar për një kohë të gjatë prezencën në fushë. Përpara lëndimeve të shpeshta muskulore, Bale në vitin 2015-të kompletonte der në 28 ndeshje radhazi me prezenca në fushë, ndërsa tani gjendja nuk është ndër më të mirat. Sidoqoftë për Ryan Giggs Bale mbetet një lojtar jashtëzakonshëm dhe e ardhmja e tij nuk e shqetëson aspak.