Gjuri i majtë e ka shqetësuar gjatë të gjithë sezonit të fundit, aq sa e detyroi Giannis Antetokuonpo të mungojë në 3 ndeshje nga 4 gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar. E më pas edhe gjatë 5 ndeshjeve radhazi në janar. Për këtë arsye, talenti grek i Miluoki Baks zgjodhi t’i nënshtrohet një opracioni të vogël të pastrimit të gjurit, që mësohet se është realizuar me sukses. Dicka e konfirmuar edhe nga trajneri i ri i Miluokit, Adrian Griffin.
Por nëse te skuadra e NBA nuk duhet të shqetësohen se mos humbasin yllin e tyre brenda një periudhe të shkurtër, nga ana tjetër krejt ndryshe është situata te Greqia. Po, sepse Giannis rrezikon të humbasë Botërorin që nis nga 25 gushti. Përfaqësuesja helene nuk e di ende, nëse mund të mbështetet tek lojtari i tyre më i rëndësishëm.
Antetokounmpo nuk e ka fshehur kurë lidhjen e tij me fanelën e Kombëtares, sic ka treguar edhe prania e tij në Europianin e vitit 2022, apo edhe në Botërorin e 2019-s. Sa për statistikë, në Evropianin e fundit, ai pati një mesatare prej 29.3 pikësh për ndeshje me kombëtaren. Por ja që tani, sipas lajmeve që vijnë nga burime të besueshme, nisja e yllit grek drejt Filipineve, për të marrë pjesë në Botërorin e këtij viti është në dyshim serioz. Një gjë është e sigurt, se Antetokoumpo nuk ka për të qenë në formën optimale nëse shkon në botëror. Kështu që ambicjet e grekëve, me apo pa yllin e tyre, do të ndryshonin rrënjësisht. Gjithashtu, edhe skuadra e Miluokit e sheh me skepticizëm faktin që Antentokuonpo të luajë me kombëtaren helene, nga frika se mos ridëmtohet dhe kështu rrezikon një ndalesë më të gjatë. Antentekuonpo, dy herë MVP i NBA-së dhe me një titull kampion me Milëaukee, edicionin e fundit të kampionatiti të basketbollit luajti 63 nga 82 të sezonit të rregullt.