Getafe në pole-position për mesfushorin e Shqipërisë

Sport

Getafe i ka hapur sfidë Rayo Vallecanos, për të siguruar shërbimet e Keidi Bares. Madje për momentin, klubi i jugut të madridit është në “pole-position” për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare, përderisa raportohet se ka ofryuar gati 2 milionë euro për Malagan. Ndërkohë që Rayo ka mbetur në kuotën e 1.5 milionëve, gjithmonë sipas ofertës së prezantuar përpara 1 jave nga drejtuesit e klubit madrilen.
Mirëpo në ndryshim nga Rayo, Getafe duket se kërkon të firmosë që tani me mefushorin fierak të Kombëtares shqiptare, por ta lërë në Malaga edhe për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Sidoqoftë, situata e vështirë financiare e Malagas mund të përshpejtojë largimin e Bares. Së fundi thuhet se në zyrat e klubit ka pasur një kontroll-blic të policisë, çka duket se rëndon edhe më tepër gjendjen e krizës, në të cilën ndodhet Malaga në aspaktin ekstra-futbollistik.
Aktualisht Bare po riaftësohet pas një dëmtimi që ka pësuar, por sipas lajmeve që vijnë nga Spanja mund të jetë i gatshëm duke u ulur në pankinë për ndeshjen e fundjavës që Malaga luan në fushën e vet përballë Mirandes.