Gerrard e thotë hapur: “Grezda s’funksionoi kurrë, përgjegjësia ime!”

Sport

Kalimi te Rangers, që duhej të ishte kulmi i karrierës për Grezdën, në fakt rezultoi krejt e kundërta. Vetë legjenda e futbollit anglez dhe trajneri i Rangersit, Steven Gerrard, e pëlqeu gjakovarin, duke parë atë që kishte bërë në Kroaci me Osijekun, prandaj vendosi të guxojë për ta marrë në Gllasgou. Mirëpo në Skoci me Rangers, më shumë mori vëmendjen për gjëra jo të mira, sesa për golat e shënuar.

Për këtë arsye Rangersi e largoi këtë merkato dhe e riktheu te Osijeku. Mbi këtë lëvizje prapakthehu të lojtarit shqiptar ka folur tashmë edhe Gerrard, i cili shpjegoi gjithcka për mediat skoceze: “Mund të them se Grezda nuk punoi kurrë ashtu siç donim ne. Për këtë arsye nuk funksionoi në ekipin tonë. Sigurisht, një pjesë të pêrgjegjësisë e mbaj dhe unë. Në një situatë të tillë, ai donte të largohej që luante dhe prandaj ne i urojmë më të mirën. Iku te Osijek, përderisa donte të luante. Besoj se atje nuk do të ketë probleme”, tha Gerrard.

Kështu, trajneri anglez i Rangers ka mbajtur një farë përgjegjësie për transferimin e sulmuesit 24-vjecar shqiptar. Ndërkohë që tani vetë lojtari ka një sfidë me veten, për të rigjetur Grezdën më të mirë. E si rrjedhojë edhe Kombëtaren që praktikisht e ka humbur që prej gati një viti, edhe si pasojë e mosaktivizimit me vazhdimësi në radhët e bluve nga Gllasgou. Aty, ku që prej gushtit të vitit 2018 totalizoi 18 ndeshje në të gjithë kompeticionet, duke shënuar e qenë protagonist në 3 gola.