“Dy vite më parë kemi luajtur ndaj Atletico Madrid në një ndeshje miqësore dhe atëherë kemi kuptuar mentalitetin e tyre. Ata duan të fitojnë çdo ndeshje të mundshme dhe nuk pajtojhen asnjëherë me humbjen, apo me pësimin e golave. Ky element është edhe një prej pikave të tyre më të forta. Thënë këtë, duhet të jemi gati që prej sekondës së parë, sepse mendoj se ata do e nisin lojën me një intensitet tepër të lartë.
Mirëpo, përtej respektit që duhet të kemi për kundërshtarin, gjithashtu, ne duhet të kemi besim në aftësitë tonë. E kemi nisur me fitore sezonin e Champions League dhe për këtë arsye kjo është diçka e mirë për ne në aspektin psikologjik. Ruajtja e qetësisë është gjithashtu një tjetër factor që do të na shërbejë shumë përgjatë gjithë ndeshjes. Shpresoj që në fund, të kthehemi me një rezultat pozitiv në shtëpinë tonë.”